Një i arratisuri i organizatës terroriste FETO, Harun Çelik, sillet në Turqi nga Shqipëria përmes një operacioni të Shërbimit Informativ Kombëtar Turk (MIT), raporton Anadolu Agency (AA).
Në një video të siguruar nga AA, shikohet sesi shokët e Çelik, në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, e mësojnë atë që të përdorë taktikë, duke i thënë “Harun, alivanosu, alivanosu. Bëj sikur alivanosesh”.
Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shqipërisë tha se, “Ky shtetas ishte i dënuar dhe dje doli nga burgu. Ky shtetas është kapur me dokumente false në dalje në Rinas(aeroport) dhe për këtë u dënua. Në bazë të ligjit për të huaj, janë bërë proceduarat ligjore për largim nga Shqipëria”.
Çelik ka qenë i dënuar disa muaj në Shqipëri, pasi u arrestua në aeroport për veprat penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.