I arrestuari për dhunimin e 11 vjeçares vazhdimisht publikonte foto e video me armë në rrjetet sociale

Grupi prej pesë personave të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë u kompletua pas ndalimit edhe të të dyshuarit të fundit, që ndodhej në arrati, Shkelqim Kamerit.

Marketing

Shkëlqim Kameri dyshohet se së bashku me Ekrem Rexhepin dhe tre të miturit G.R., Xh.S. dhe G.J., një nga të cilët është vëllai i Rexhepit kanë dhunuar për shtatë orë 11 vjeçaren në Prishtinë.

Në profilin e tij në Insagram, Shkëlqim Kameri i dyshuar për dhunimin e të miturës në Prishtinë e ka të të mbushur me foto e video me armë.

Në fotografitë e publikuara nga Shkëlqim Kameri, shihen dhe disa persona të tjerë të cilët mbajnë armë në duar.

Shkëlqim Kameri rreth 18 orë më parë, teksa gjendej në arrati, në profilin e tij në Instagram ka publikuar një video, ku ndër të tjera në të thuhet: “Nuk po them se jam bërë pishman për gjërat që kam bërë në jetë, sepse kam dashur dhe i kam bërë.”

Marketing