Çdo ditë fitime nga 1.5 milionë dollarë. 13 vitet e vetmisë. 2 telefonatat që ndryshuan gjithçka. Dhe 3000 mëkate për një ndërgjegje.
Pablo Escobari ishte baroni më i fuqishëm i drogës i të gjitha kohërave – si dhe një prej njerëzve më të pamëshirshëm në Amerikën e Jugut: “El Patron” ishte i njohur për metodat e tij mizore të torturës, që morën jetën e më shumë se 3000 njerëzve.
Por, si do të ndiheshit nëse kjo figurë famëkeqe do të ishte babai juaj, njeriu që e doni më shumë se gjithë të tjerët në botë?
Juan Sebastián Marroquín Santos ishte 14 vjeç kur e pyeti për herë të parë: “Babi, a je vrasës ti?”
1.5 MILIONE DOLLARE, PERDITE…
Në vitet 1980, pak njerëz në këtë planet ishin më të fuqishëm se sa Pablo Esobari, ose “El Patron”.
Krimineli kolumbian kontrollonte rreth 80% të tregtisë globale të kokainës.
“Kishte raste kur im atë fitonte afro 1.5 milionë dollarë në ditë”, thotë Juan Sebastián Marroquín Santos.
Të gjithë paratë që fitonte i mundësonin Escobarit që të mbante shumë të dashura të fshehta.
Fëmijët e Escobarit, Juan dhe Manuela, mund të kenë patur të tjerë motra e vëllezër, por ata nuk e dinin këtë gjë gjatë fëmijërisë.
Arsyeja: Sapo një prej të dashurave të Escobarit ngelej shtatzënë, ai fare mirë mund ta vriste.
Pa mëshirë.
Me po të njëjtën ftohtësi që bosi i kartelit Medelin urdhëroi vrasjen e qindra policëve, politikanëve dhe prokurorëve. Juani i vogël nuk di asgjë për këto.
Për të, ky bërë është thjeshtë një baba i dashur, ai që i lexon nga një histori përpara se të bjerë të flejë…
13 VJET VETMI
Juan Pablo Escobar, siç njihej përpara vdekjes së të atit, nuk mund të ketë vizitorë dhe as të shkojë në shkollë.
Ai e kalon fëmijërinë në fermën Napoles pranë Bogotasë.
Ai ruhet nga bota e jashtme, prej 50 truprojave që rrijnë aty pa pushim. Babai rrallëherë ndodhet aty.
Por prona e tij është e mbushur me gjëra që rivalizojnë edhe ato të një parku lodrash: statuja me përmasa reale të dinosaurëve, pishina, liqene artificialë, e madje edhe një kopsht zoologjik privat.
“Rrotull meje kisha xhirafa, elefantë dhe hipopotamë e megjithatë isha gjithmonë vetëm. Ishte njësoj sikur të ndodhesha për 13 vite në një kafaz të florinjtë”, kujton Santos. Fillimisht ai nuk dyshon aspak për bëmat e të atit. Por më vonë, kur hyn tashmë në adoleshencë, ai pyet të atin për fjalët që thuhen në televizion, mbi përfshirjen e tij në drogë dhe vrasje. Escobari nis ta quajë “Djaloshi im 14-vjeçar pacifist”.
2 TELEFONATA QE NDRYSHOJNE GJITHÇKA
Bashkëbisedimi zgjat vetëm pak minuta, pastaj Escobari dëgjon një zhurmë në linjën telefonike.
Ai ndërpret menjëherë komunikimin me të birin, Juanin.
Në këtë moment është e qartë për baronin e drogës, se policia e ka përgjuar telefonatën.
Disa sekonda më vonë, njësitë e forcave speciale kolumbiane hyjnë me forcë në apartament.
Pablo arrin vetëm të ngjitet në terracë, atje ku trupi i tij bëhet shoshë nga plumbat në 2 dhjetor 1993.
Pas pak bie zilja e telefonit. Eshtë Juani.
Një zë i qetë femre i thotë se babai ka vdekur. Djaloshi qan për pak minuta.
“Për vendin, ai ishte një gangster që vdiq. Për mua – ishte im atë”, do të kujtonte më vonë Santos.
Në atë moment, një tjetë e re nis për 15 vjeçarin.
3000 MEKATE, NJE NDERGJEGJE
Edhe përpara vdekjes së Escobarit, familja kishte marrë kërcënime me vdekje.
Tani shumë prej të afërmve të më shumë se 3000 viktimave të vrasjeve duan hakmarrje.
Santosi dhe motra dhe nëna e tij janë fshehur në hotel dhe ruhen nga 50 oficerë policie dhe ushtarë, 24 orë në ditë.
Pa kaluar shumë kohë, të tre ndryshojnë emrat dhe aplikojnë për strehim në pothuaj çdo vend të botës.
Më në fund, sigurojnë një vizë turistike për në Argjentinë, aty ku mund të qëndrojnë.
Sot, Santosi, 38 vjeç, ka frikë mbi të gjitha prej trashëgimisë së babait.
Për të shlyer krimet e të atit, ai takohet me bijtë e dy prej viktimave më të shquara të Escobarit.
Ai kërkon falje nga të afërmit e më shumë se 3000 viktimave të tjera, të cilat babai i kish në ndërgjegje.
Santosi përpiqet të kuptojë vuajtjet e njerëzve, dhe të çlirohet nga mëkatet e babait të tij.