I burgosuri nga Likova therret në Idrizovë

Një aksident ka ndodhur të enjten në burgun e Idrizovës, njofton policia.

Marketing

Sipas MPB-së, në këtë aksident, një 24 vjeçar nga Tetova ka therë me thikë një person nga fshati Ropalcë i komunës së Likovës, transmeton Gazeta Lajm.

“Më datë 25.10.2018 rreth orës 13 e 30 minuta ëhstë denoncuar se në Shkup, në Shtëpinë ndëshkuese-përmirësuese, Е.А.(24) nga Tetova me thikë e ka sulmuar personin R.J. (40) nga fshati Ropalcë, i cili më pas është transferuar në Kompleksin e klinikave ‘Nënë Tereza’ ku i janë konstatuar lëndime të rënda dhe është ndalur për kurim të mëtutjeshëm”, njoftoi policia duke shtuar se po ndërmerr masa për ndriçim të plotë të rastit.

Marketing