I dashuri e shpërfytyroi pas sulmit me acid, 20-vjeçarja martohet me të (FOTO)

Një vajzë turke është martuar me të dashurin e saj, i cili u burgos pasi e shpërfytyroi të renë pas një sulmi me acid.

Marketing

Berfin Ozek, 20 vjeç, gati sa nuk humbi jetën pas sulmit me acid që iu bë nga Casim Ozan Celtik, 23 vjeç, në 2019 pasi lidhja e tyre përfundoi.

Celtik i tha asaj se, nëse ai nuk mund ta kishte atë, atëherë askush nuk mund ta kishte, dhe më pas i hodhi lëngun gërryes në fytyrë 20-vjeçares.

Berfin mbeti e lënduar rëndë nga sulmi dhe me vetëm 30% të shikimit.

Pasi e raportoi në polici, Celtik thuhet se i ka kërkuar falje dhe i ka bërë premtime dashurie.

Në një moment ajo pyeti policinë nëse mund të tërhiqte akuzën kundër tij dhe në atë kohë shkroi: “Nuk jam rehat që ai të jetë mes katër mureve. Ne i kemi shkruar shumë letra njëri-tjetrit, i kam dhënë veten, e dua shumë, ai më do shumë”.

Më vonë ajo i kërkoi avokatit të saj të rivendoste ankesën.

Për pasojë, ish i dashuri i saj u dënua me 13 vjet e gjashtë muaj burg për sulmin nga një gjykatë në Turqi.

Por për shkak të një ndryshimi në ligj, së bashku me ndryshimet e rregullave të sjella nga pandemia Covid-19, Celtik u lirua me kusht.

Pas lirimit të tij, ai menjëherë i propozoi asaj – dhe ajo pranoi.

Dyshja u martuan në fillim të këtij muaji, gjë që tronditi familjen e saj.

Mediat e huaja shkruajnë se babai i Berfinit, Yasar Ozek, tha: “Ajo u martua pa e ditur ne. Unë kam luftuar për të vite me radhë dhe tani e gjithë kjo ka qenë e kotë“.