I dashuri i Dua Lipës zbulon një sekret të këngëtares

Dua dhe Isaac duket se shumë shpejtë do të vizitojë sërish Kosovën e Shqipërinë.

Marketing

Ka vite që këngëtarja Dua Lipa është në lidhje dashurie me modelin britanez, Isaac Carew.

Këngëtarja gjithandej nëpër koncerte merr pas vetes edhe të dashurin e saj, e një gjë e tillë ndodhi edhe vitin e kaluar në Kosovë, në festivalin “Sunny Hill” ku dhe këndoi Lipa.

Në Instagram, Carew ka pranuar disa pyetje nga ndjekësit e tij të shumtë, e në mesin e tyre ai është pyetur edhe nëse ka vizituar ndonjëherë Shqipërinë.

“Dy herë, së shpejti tri”, ka qenë përgjigja e modelit, duke lënë të kuptohet se ai dhe Dua Lipa do jenë sërish pjesë e festivalit “Sunny Hill” që do të mbahet këtë verë.