I dëmtojnë pasqyrën e veturës dhe e sulmojnë fizikisht

Gjatë ditës së djeshme në ora 16.50 në SPB Tetovë personi F.S. (45) nga Tetova ka raportuar se ka qenë i sulmuar fizikisht nga dy persona të cilët ndodheshin në veturën “Golf” me targa të Tetovës, pasi njëri prej tyre i kishte dëmtuar pasqyrën e automjetit të tij “BMW” me targa të Tetovës.

Marketing

“Janë marrë masat për zbardhjen e rastit, të cilat do të pasohen nga parashtresa përkatëse”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.