I dhanë lamtumirën Kombëtares, ceremoni speciale për 4 futbollistët kuqezinj 

Odise Roshi, Bekim Balaj, Klaus Gjasula dhe Ermir Lenjani, njoftuan së fundmi tërheqjen nga Kombëtarja shqiptare, ndërkohë që para startit të duelit ndaj Çekisë, u mbajt një ceremoni speciale në nder të 4 futbollistëve kuqezinj dhe kontributit që ata dhanë me fanellën e Shqipërisë.   

Roshi regjistroi 71 ndeshje me kuqezinjtë, Balaj 48, Lenjani 45 dhe Gjasula 29.  

Marketing

Ndërsa presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, falënderoi për kontributin e dhënë katër lojtarët. 

Në fjalën e tij, Duka tha se me këta lojtarë në fushë, Shqipëria sot ndaj Çekisë, do e kishte më të lehtë fitoren. 

“Nëse këta katër lojtarë do të ishin sot, do të ishim më të sigurt për fitore. Të gjithë kanë qenë shumë të mirë. Kontributi i tyre në Kombëtare është shumë i madh. I kemi pasur çuna shumë të mirë. 

Kemi pasur gjithmonë çuna që e kanë respektuar flamurin kombëtar. Kombëtarja do të jetë gjithmonë në zemrat e tyre”, tha Duka. 

Marketing