Arbër Çepani prej kohësh ka qenë i fiksuar me Dua Lipën.
Një histori që fillimet e saj i ka që nga eventi i parë i zhvilluar në “Sunny Hill Festival”, ku sipas deklaratave të Arbërit ai është përpjekur nëpërmjet një smart-i të shkojë në Kosovë për t’i çuar Dua-s, byrekun e tij.
Edhe pse fillimisht menduan se ai po bënte shaka, Çepani tha se kjo histori është mëse e vërtetë në emisionin radiofonik “Thuaje me Pepsi” me Dojna Memën.
Tashmë teksa gjërat kanë ndryshuar dhe Dua është ndarë nga Isaac, Arbëri ka përgatitur një plan që duket se ka nevojë vetëm për pak fat në mënyrë që të funksionojë.
Mirëpo, mediat botërore kanë zbuluar lidhjen e re të këngëtares me Anëaar Hadid, i cili mund ta shoqërojë në Kosovë. A do t’ja dalë Arbëri?