I “forti” Filipçe që dështoi me Koronën , shkarkon shqiptarët për ti shpëtuar dorëheqjes së tij

Përderisa ministri Filipce nuk ndjen asnjë përgjegjësi për dështimin e tij në luftën kudër virusit Korona, ai përdor kundërsulmon e tij ,për të shkarkuar Arben Ziberin nga pozita e drejtorit të Qendrës për Shëndet Publik informon ts.

Marketing

Me këtë rast Ministri Filipce dikur i VMRO-së dhe tani i LSDM-së ka shënjestruar një drejtor por edhe një kandidat për deputetë nga radhët e BDI-së për të ashpërsuar më shumë raportet e dy partnerëve qeveritarë gjatë tre viteve të shkuara .

Arsyetimet e Ministrisë së Shëndetësisë janë se Ziberi është shkarkuar për shkak të deklaratave të pasakta, që kanë dëmtuar drejtpërdrejt reputacionin e anëtarëve të Komisionit për Sëmundje Infektive, kështu është vënë nën dyshim besueshmëria e institucioneve të kujdesit shëndetësor në luftën kundër koronavirus.”, thuhet në njoftimin e Ministria së Shëndetësisë.Por për cilën luftë kundër Koronavirusit flet Ministria e Shëndetësisë kur cdo ditë kemi kaq shumë viktima dhe të infektuar dhe kreu i Shëndetësisë e ndjen veten komod në funksionin që kryen.
Nëse për shkak të këtyre arsyetimeve ministri tregon forcën e pushtetit të tij shkarkon një drejtor , atëherë përse ai mendon se është kaq i “suksesshëm ” në betejën kundër Covid 19 me të cilën ka dështuar tërrësisht dhe nuk ndjen vetë përgjegjësi dorëheqjeje.

Qëllimi i dytë në këtë fushatë është se Ministria e Shëndetësisë si ushtrues detyre emëron një maqedonas pra Dr. Aleksandar Stojanov.
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) reagoi ndaj retorikës elektorale që përdor ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në foltore të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Dr. Arben Zyberi është kandidat për deputet në zonën e parë zgjedhore dhe si gjithë të tjerët ka drejtë të shpreh qëndrime politike në fushatë zgjedhore duke ruajtur institucionin që e udhëheq nga çdo involvim politik. Ai ka qenë shtylla e Qeverisë dhe ministrisë së Shëndetësisë në luftën kundër pandemisë dhe të gjithë jemi krenar me punën e tij thuhej në reagimin e BDI-së

Bashkimi Demokratik për Integrim dënoi ashpër veprimin e përllogaritur
me qëllime të politikës ditore, hakmarrës dhe në funksion të zgjedhjeve parlamentare të Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipce kundër drejtorit të institutit të shëndetit publik në Shkup Arben Zyberi.

Ky veprim politik i Filipçes cenon drejtpëdrejt shëndetin publik të
qytetarëve dhe institucionin kyc në luftën kundër CoVid – 19 dhe vë ne
rrezik me mijëra qytetarë. Kandidimi i Naser Zyberit për kryeministër të parë shqiptar ka errësuar sytë dhe mendjet e oponentëve politik të cilët nuk po zgjedhin mjete për të luftuar një shqiptar në krye të institucioneve dhe në krye të qeverisë, edhe me çmimin e rrezikimit të shëndetit publik të qytetarëve.

Ky akt i shëmtuar, brutal dhe populist me elemente të diskriminit etnik
dhe hakmarrjes politike është porosi për të gjithë shqiptarët, për gjithë diasporën shqiptare dhe të gjithë qytetarët e tjerë.

Ky veprim është i papranueshëm për arsye se është i frymëzuar kundër
familjes së kandidatit shqiptar për kryeministër dhe prandaj dënimi për
këto veprime antishqiptare do të shqiptohet me 15 korrik nga ana e
qytetarëve të këtij vendi. TetovaSot

Marketing