Moti i keq me reshje bore dhe temperatura nën ngrirje mbërthen Greqinë.
Kjo ka bërë që rajoni i Atikës të njoftojë mbylljen e shkollave në zona si Oroposi, Villia, Grammatiko dhe Varnavasi dhe deri në jug, ish-Fshati Olimpik.
Guvernatori i rajonit, Giorgos Patoulis, tha se mund të mbyllen edhe më shumë shkolla.
Sipas mediave greke, aktualisht janë të hapura vetëm shkollat fillore dhe kopshtet, ndërsa dje termometri regjistroi -17 gradë Celsius në Follorinë dhe Kozani, në Greqinë Veriperëndimore.
Një valë e tretë e të ftohtit, me borë dhe erëra të forta, pritet të godasë kryesisht Greqinë Jugore.
Reshjet e borës në Greqinë Veriore do të jenë të kufizuara në gadishullin Halkidiki, ndërsa pjesët e tjera do të përjetojnë acar të hënën dhe të marten me temperatura nën zero.