I ftohti polar mbërthen Maqedoninë e Veriut!

Temperatura të ulëta të mëngjesit priten nesër dhe pasnesër. Në disa vende do të bien edhe nën -10 gradë Celsius.

Marketing

Sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, nesër temperaturat e mëngjesit do të bien në -13 gradë Celsius, ndërsa të enjten deri në -11 gradë Celsius.

Sinoptikët prej nesër deri të premten paralajmërojnë mot të thatë dhe stabil, ku në disa fushëgropa do të ketë mjegull, ndërsa prej të dielën pasdite pritet shi i përkohshëm lokal.

Marketing