I hapën llogari të re, Instagrami i Luizit thyen rekord ndjekësish për një orë

Këngëtarit shkodran, Luiz Ejlli i është hapur një llogari e re në Instagram pasi për instagramin e vjetër filluan të bëhen ndryshime të shumta në intervale të shkurta kohore, ndërsa familjarët dhe mikja e tij të cilët mirëmbanin llogarinë së pari njoftuan se llogaria po tentohet të hakohet nga persona të panjohur. Llogarisë ju ndërrua emri nga Luiz Ejlli në emrin e motrës së tij Ina Ejlli dhe u fshinë të gjitha postimet që kishin lidhje me Luizin.

Marketing

Sot, e fejuara e banorit të shtëpisë më të njohur Big Brother VIP Albania për momentin, Kiara Tito e ka lajmëruar këtë me një postim që ka bërë në storyn e saj.

“E vetmja faqe zyrtare! @itsluizejlli”, ka shkruar Kiara, e cila pranoi të jetë gruaja e Luizit pasi që ky i fundit i propozoi asaj gjatë kohës sa ishte në shtëpi.

“Të dashur mbështetës të Luizit që nga dita e parë, ju njoftojmë se ky është i VETMI Instagram zyrtar i Luizit. Sic edhe mund ta keni ndjekur, Luizi ka kërkuar që Instagrami i tij të menaxhohet nga Kiara, persa kohë ai është ende brënda në shtëpinë e Big Brother, edhe kështu do të ndodh. Faleminderit për gjithë mbështetjen e treguar deri më tani! Me Luizin fitues!”, shkruan në postimin e parë që është bërë në këtë faqe të Instagramit.

Vetëm 1 orë pas lajmit nga Kiara, intagrami i Luizit ka shënuar shifër rekord me 106 mijë followers.