I hyrën hajnat në shtëpi, Rita Ora bënë instalimin e një dhome paniku

Gjatë vitit 2015, këngëtarja shqiptare Rita Ora ka qenë viktimë e një vjedhje në shtëpinë e saj, ku disa hajdutë i vodhën sende me vlerë mbi 200 mijë euro, teksa ajo po flinte në katin e sipërm.

Marketing

Së fundmi, Rita ka vendosur të bëjë disa ndryshime në shtëpinë e saj në Londër, duke përfshirë instalimin e një dhome paniku.

Dhomat e panikut ose dhomat e sigurisë janë dhoma të fortifikuara që vendosen brenda një shtëpie ose biznesi privat për të siguruar një strehë të sigurt, ose një vend të fshehtë për njerëzit në rast vjedhjeje, sulmi terrorist, kushte ekstreme atmosferike.

Është mësuar se këngëtarja me origjinë shqiptare do të shtojë një dhomë paniku në shtëpinë e saj që ka gjashtë dhoma gjumi në total, të cilën e bleu në fillim të këtij viti.

Ajo ka aplikuar në këshillin lokal për lejen e ndërtimit të kësaj dhome, e cila thuhet se do të përmbajë kamera sigurie dhe dy zona në shtëpi që do të përdoren si dhoma paniku.

“U krye një rishikim i plotë i sigurisë që mbulonte ambientet e reja, masat mbrojtëse të mundshme që duhet të ishin në vend për t’i dhënë mundësi klientit të jetë në paqe ndërsa qëndron në shtëpi, i lumtur në dijeninë që është i sigurt.

Për shkak të suksesit të saj, famës, pasurisë dhe ekspozimit ndaj publikut dhe medias, e gjitha e lë atë të hapur ndaj rreziqeve ose synimeve të panjohura ogurzeza.

Ka dy dhoma që mund të përdoren si një dhomë e sigurt ku klienti mund të shkojë. Dera duhet të jetë e fortë me brava të mira dhe cilado dhomë që zgjidhet duhet të ketë një mbulim të mirë të telefonit celular”, ka thënë një burim për “The Sun”.