I infektuar me COVID, humb jetën 17-vjeçari

Ka humbur jetën nga COVID-19 një 17-vjeçar në spitalin COVID-2. News 24 raporton se adoleshenti nga Elbasani ka qëndruar një javë në terapi intensive. Ai ka mbërritur në spital në gjendje të rënduar, me 100% të mushkërisë të prekur nga koronavirusi.

Marketing

Po ashtu raportohet se edhe prindërit e 17-vjeçarit kanë qenë të shtruar në këtë spital.

Pothuajse prej një muaji situata e pandemisë në vendin tonë është përkeqësuar teksa numri i infektimeve me Covid është rritur ndjeshëm.