Një javë më parë, kreu i LDK, Isa Mustafa njoftoi se ishte infektuar me koronavirus.
Lajmin ai e bëri të ditur vetë në faqen e tij në Facebook.
“Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditët në vijim do të jem i izoluar”, shkruante ndër të tjera Mustafa.
Gjendja e tij duket se ka mbetur e mirë. Djali i tij ka postuar një foto në Facebook me të atin ku shihet se lideri i LDK-së është në gjendje të mirë shëndetsore.
Besnik u në një prononcim për mediat në Kosovë ka konfirmuar se gjendja shëndetsore e babait të tij është e mirë dhe stabël.
“Gjendja e tij është shumë e mirë për momentin, po vazhdon të trajtohet dhe nuk po besojmë që ka rrezik më tutje, po përdor terapi si çdo rast tjetër i infektuar. Po rëndësia më e madhe është besimi në vete dhe karakteri i tij”, ka thënë djali i Mustafës.
Lidhur me gjendjen shëndetësore të Mustafës ka folur edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, i cili u shpreh disa ditë më parë se gjendja e Mustafës është e stabilizuar.
“Gjendja e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa është e stabilizuar dhe do ta kalojë edhe këtë sfidë”, u shpreh ai.