I jepet lamtumira e fundit mjekut nga Gjakova

Mjeku Mentor Salihi, i cili humbi jetën dje pas një aksidenti gjatë kryerjes së detyrës, sot në Pallatin e Kulturës në Gjakovë po mbahen homazhe në nderim të tij.

Marketing

Kujtojmë që në aksidentin e rëndë që ndodhi më 30 qershor në Gjakovë, u lënduan rëndë shoferi i autoambulancës, mjeku, tekniku dhe njëri nga dy të lënduarit që po barteshin nga një aksident tjetër.

Para disa ditësh nga ky aksident vdiq shoferi i autoambulancës, Skofiar Gjini, i cili humbi jetën pikërisht në ditën kur kishte bërë një vit që ishte punësuar në këtë qendër mjekësore.

Marketing