“I kalova tetë vite në Gjirin e Guantanamos”, komandanti i talibanëve jep konferencë për shtyp nga presidenca

Komandanti taleban drejtoi një konferencë shtypi brenda Pallatit Presidencial në Kabul, teksa militantët shpallën shtetin islamik të Afganistanit pasi presidenti i vendit u bashkua me mijëra shtetas afganë drejt një eksodi masiv.

Marketing

Ai citohet të ketë thënë se ka qëndruar për tetë vite në Gjirin e Guantenamës, përpara kryengritjes në Afghanistan.

Luftëtarët talibanë sulmuan pallatin e lashtë të dielën dhe kërkuan një ‘transferim paqësor të pushtetit’ teksa kryeqyteti ra në kaos.

Presidenti afgan, i mbështetur nga SHBA, Ashraf Ghani u largua nga vendi për në Taxhikistan, duke i dhënë në mënyrë efektive pushtetin talebanëve në një veprim që sinjalizoi fundin e ndërhyrjes 20-vjeçare perëndimore të filluar pas sulmeve të 11 shtatorit, ndërsa mijëra shtetas afganë u nisën drejt kufirit me Pakistanin.

Zëdhënësi i talebanëve Suhail Shaheen i tha Al-Jazeera se kryengritësit “po presin një transferim paqësor të qytetit të Kabulit”. Por kur u tregua se çfarë lloj marrëveshjeje donin talebanët, Shaheen tha se ata po kërkonin një dorëzim të pakushtëzuar nga qeveria qendrore.

Ndonëse nuk janë përmendur fjalët që janë dhënë në konferencë, mediet e huaja kanë shpërndarë pjesën e fillimit të videos së konferencës, ku shihen talibanët e armatosur brenda Pallatit Presidencial.