Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj dy ish-drejtorëve dhe dy të punësuarve për shkak keqpërdorimeve gjatë punës së tyre në KME Oslomej – Kërçovë.
“I denoncuari i parë dhe i dytë, në cilësinë e drejtorëve të KME Oslomej – Kërçovë, në periudhën prej 02.09.2022 deri më 26.10.2023 i kanë mundësuar dy të punësuarve të marrin pagë të plotë edhe përkundër asaj se kanë munguar më tepër se tre ditë të njëpasnjëshme ose gjithsej pesë ditë pune gjatë një viti”, sqaroi Policia, duke vlerësuar se buxheti është ndërmarrjes është dëmtuar me 597.080 denarë.
Padi është ngritur ndaj S.M. (49) dhe N.N. (36) për “keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar” dhe ndaj V.J. (62) për “punë të pandërgjegjshme në detyre” dhe ndaj S.S. (61) për “falsifikim të dokumentit”.
“E denoncuara V.Ј., si person përgjegjës në ndërmarrjen publike, nuk ka bërë mbikëqyrje dhe kontroll mbi ardhjen në punë dhe shkuarjen nga puna të punonjësit, as që ka bërë mbikëqyrje dhe kontroll të detyrueshëm mbi punën e të denoncuarës së katërt, e cila, në
cilësinë e punonjësit evidentues, në dokument të rremë ka vënë përmbajtje
të pavërtetë se punonjësi është i pranishëm në punë edhe pse ka munguar në
punë gjithsej 78 ditë pune, me ç’rast dokumentin e ka përdorur si të vërtetë”, deklaruan nga Policia, duke përvetësuar kundërligjshëm 227 771 denarë. (Portalb.mk)