I kërkoi të vendosë maskë, blerësi sulmoi fizikisht punëtorin e marketit (VIDEO)

Një blerës ka sulmuar arkëtarin në marketin KAM, pasi i ka thënë të vendosë maskë mbrojtëse. Ngjarja është e dokumentuar me video dhe e publikuar nga A1-on.

Arkëtari 16-vjeçar në MPB ka raportuar se në orën 16:50, gjatë kryerjes së detyrës, një 30-vjeçar ka hyrë në marketin KAM në Qendër pa maskë mbrojtëse. Një kolege e arkëtarit i kërkoi blerësit të vendoste një maskë, pas së cilës blerësi i sulmoi ata të dy.

Videoja e regjistruar me telefon tregon blerësin duke sulmuar punonjësin dhe koleget e tij duke u përpjekur ta largojnë.

 

Marketing