Deputet Skender Rexhepi-Zejdi tha se Lëvizja Demokratike e Izet Mexhititi veçmë i ka shkaktuar dëm BDI-së. Ai në “Summer Click” në TV21 tha se varet nga dy palët, respektivisht nga pala e ndarë dhe ajo që vazhdon t mbetet në BDI, se cila do ta merr Çairin.
“Tërësia në momentin që ndahet është dëm, po varet prej fuqisë politike që e ke dhe prej fuqisë strukturore, a mund ta rrisësh atë dëm apo ta lësh aq sa është, dmth varet prej formacionit politik që do ta krijosh, prej strukturave politike dhe pastaj varet edhe prej gatishmërisë së pjesës së mbetur në BDI për ta rimëkëmbur fuqinë në Çair konkretisht”, theksoi Zejdi.