I ngacmoi të fejuarën, futbollisti i Chelsea rrihet nga gjashtë persona

Danny Drinkwater, mesfushori anglez i cili luan me Burnley i huazuar nga Chelsea, është rrahur jashtë një lokali nate në Mançester.

Marketing

“The Sun” shkruan se futbollisti kishte ngacmuar të fejuarën e afrikanit Kgosi Ntlhe dhe për këtë arsye u sulmua nga 6 persona. Mes tyre edhe nga një futbollist që luan me Scunthorpe, në kategorinë e tretë angleze.

Sipas dëshmitarëve, Drinkwater është rrahur pa mëshirë:

“Kishte gjak kudo. Agresorët e njohën që luan në Premier League dhe e godisnin fort duke thënë “Hajde t’ia thyejmë këmbët”. Ishte skenë shumë e shëmtuar”, treguan ata për ”The Sun”.

Para se të dhunohej, ish-futbollisti i Leicester dhe Chelsea ishte përzënë nga stafi i sigurisë së lokalit pasi ishte shumë i dehur.

Marketing