Ju e keni vënë re që njerëzit që vizitojnë shkretëtirën mbrojnë qafat e tyre nga dielli duke e mbuluar atë me një leckë.
Ka një arsye pse e bëjnë këtë. Pjesa e sipërme e qafës është afër qendrës së kontrollit të temperaturës së trupit dhe për të fjetur mirë, nuk duhet të ketë shumë nxehtësi.
Prandaj nuk është ide e mirë të bëni ushtrime para se të flini, shkruajnë mediet e huaja.
Nga ana tjetër, i ftohti nxit gjumin. Nëse keni vështirësi të flini, vendosni një leckë të lagur të freskët në qafë. Kjo ndjenjë e freskisë ka shumë të ngjarë të ju ndihmojë të flini si një foshnjë.