I pamposhtur !

Në anketën e fundit të publikuar nga Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Bashkimi Demokratik për Integrim është në epërsi ndaj partive tjera shqiptare, njofton agjencia e lajmeve INA.

Marketing

Në pyetjen “Për cilën parti do të votonit nëse nesër mbahen zgjedhje parlamentare”, 24,4 për qind nga të anketuarit janë përgjigjur se do të votojnë për LSDM-në, 24 për qind për VMRO-DPMNE-në, 6,9 për qind për BDI-në, 2,7 për qind për Aleancën për Shqiptarët, 1,7 për qind për BESA-n, 2,5 për qind për parti tjera, ndërsa 37,8 për qind ishin përgjigjur nuk e di/nuk do të votoj.

Këtë e kanë treguar rezultatet nga hulumtimi i mendimit publik, të cilin për Qendrën e Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) e zbatoi agjencia M-prospekt në periudhën prej 24 korrikut deri më 1 gusht të vitit 2018.

Sipas këtyre të dhënave, Ali Ahmeti do të jetë lideri i pamposhtur në skenën politike shqiptare më shumë se dy dekada.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale, ishin gjasat e opozitës për ta rrezikuar, mirëpo përcarje e tyre ndikoi që partia e Ahmetit sërish të triumfoj.

Ndërkaq, aktualisht shanset janë të vogla që opozita shqiptare ta marrë pushtetin. Kjo për faktin se përpos Ziadin Selës, të gjitha partitë dhe liderët tjerë opozitarë i janë bashkuar pushtetit dhe qeverisë Zaev-Ahmeti.INA