I pini sepse mendoni që do t’ju ndihmojnë të humbni peshë, mirëpo këto pije ju shëndoshin dhe mund të jenë të rrezikshme për jetën

Shkencëtarët besojnë që përdorimi i përditshëm i shejkëve me proteina pikërisht ka shkaktuar grumbullim të kilogramëve të panevojshëm, jo humbje të tyre

Marketing

Shejkët me proteina dhe pllakëzat ndihmojnë në ndërtimin e muskulaturës së muskujve, mirëpo konsumimi i tepërt i tyre do të mund të ketë pasoja negative për shëndetin tonë, sepse zvogëlojnë jetëgjatësinë, na bëjnë të plogësht dhe çojnë në deri në grumbullim të kilogramëve, transmeton Telegrafi.

Nëse në organizëm fusni proteina vetëm nga shejkët, por jo natyrale të cilat vijnë nga lloje të ndryshme artikujsh, zvogëloni tajitje të serotoninës, hormon i lumturisë i cili është faktor kyç për gjumë të mirë dhe reduktim të apetitit.

Zgjidhja qëndron në marrjen e proteinave nga përbërësit natyralë, jo nga pijet artificiale të bëra nga pluhuri.

Mishi i pulës, i gjeldetit, mishi i qengjit dhe mishi i viçit, prduktet e qumështit, peshku dhe bishtajoret përmbajnë proteina dhe amino-thartira, por për dallim nga burimi artificial i proteinave, janë të pasura me minerale, vitamina dhe fibra.

Është shumë me rëndësi të merrni proteina nga ushqime të ndryshme në mënyrë që organizmit tuaj t’i siguroni spektër të gjerë amino-thartirash.