I refuzohet azili i riu shqiptar i vë flakën kampit të refugjatëve në Gjermani

Një video nga faqja “Jeta Osht Qef”, ka zënë vend edhe në mediat gjermane.

Marketing

Arsyeja e kësaj është shprehja e pakënaqësisë së një të riu shqiptar në mënyrë jo të zakonshme.
Ai i ka vënë flakën një kampi refugjatësh në Gjermani, pasi autoritetet e atjeshme i refuzuan azilin atij.
Nuk bëhet i ditur identiteti ose prejardhja e shqiptarit por në video ai dëgjohet duke thënë:

“Aty ku ka shqiptarë dije se gjithmonë ka me i hi flaka venit. Nuk u kanë budallë ai si e ka thanë…”, dëgjohet teksa thotë i riu shqiptar derisa i vë flakën një grumbulli gjërash të mbledhura në mes të dhomës.

Në anën tjetër gazeta gjermane “Bild”, ka shkruar se në qendrën e refugjatëve një dhomë kishte marrë flakë, ku ishin lënduar shtatë persona.

Ndërsa, ishte dashur të evakuoheshin 150 persona.
Sipas Bild, 45 zjarrfikës kishin ndërhyrë për ta futur zjarrin nën kontroll.

Dhoma raportohet se është shkatërruar plotësisht dhe është bërë e pabanueshme.
Shumica e 251 banorëve janë nga Ballkani Perëndimor.

https://www.facebook.com/joqalbania/videos/890197038030038/