I rezistuan me 10 lojtarë në fushë, Man United eliminon Arsenalin pas penalltive në FA Cup

Manchester United është kualifikuar në raundin e ardhshëm të FA Cup, pasi kanë mposhtur Arsenalin në ‘Emirates’ pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 5-3.

Marketing

Vendasit patën iniciativën duke pasur më shumë në posedim topin, por duke mos arritur që të gjejnë rrugën e rrjetës.

Në fakt Arsenali mendoi se kishte kaluar në epërsi kur në minutën e 18-të Gabriel Martinelli shënoi gol, por që ai u anulua për pozicion jashtë loje.

United në anën tjetër nuk krijoi asnjë rrezik për portën e David Raya, kjo për shkak të angazhimit të lartë të ‘Topçinjve’ në fazën defanzive.

Mysafirët ishin të parët që kaluan në epërsi me anë të Bruno Fernandes i cili në minutën e 52-të realizoi një super gol për 1-0.
Unitedi mori një goditje të rëndë, pasi Diogo Dalot mori edhe kartonin e dytë të verdhë (61’) duke lënë ekipin me 10 lojtarë në fushë për 1 orë lojë.

I shpejtë ishte reagimi i Arsenalit të cilët reaguan duke barazuar rezultatin në 1-1 përmes Gabriel Magalhaes i cili e mposhti turkun Bayindir.

Ishte pikërisht Bayindir ai i cili u bë hëro për Unitedin në minutën e 72-të duke pritur penalltinë e Martin Odegaard.

Pas kohës së rregullt nuk pati fitues dhe u deshën vazhdimet, ku as ato nuk prodhuan një ekip fitues dhe kështu u desh ekzekutimi i penalltive.

Në penallti më të saktë ishin skuadra e Manchester United të cilët fituan me rezultat 5-3 duke avancuar kështu në raundin tjetër të FA Cup.

Marketing