I riu 18 vjeç humb jetën në aksident trafiku

Një i ri 18 vjeç ka ndërruar jetë pas askidentit të sotëm në afërsi të lagjes “Elleshec” në Ohër, përcjell TV21. Aksidenti ka ndodhur pas mesnate, rreth orës 1:15 në rrugën rajonale Ohër-Shën Naum, kur 18-vjeçari D.C. ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës me veturën “Pezho”.

Marketing

“D.C. ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave mjekësore, ndërsa pasagjeri 16 vjeçar nga Ohri është transportuar në spitalin “Shën Erazmo”, ku i janë konstatuar lëndime të rënda”,thonë nga MPB.