I riu nga Kërçova përplas për vdekje një 79-vjeçare

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se një 79-vjeçare nga Kërçova ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një veturë “Turan” që po drejtohej nga 20-vjeçari M.S. nga Kërçova, përcjell TV21. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:15 në rrugën “Kuzman Josifoski-Pitu” në Kërçovë, ku vetura Turan fillimisht ka goditur të moshuarën D.C. pastaj një veturë të tipit “Audi”, e cila ka qenë e parkuar nga 27-vjeçari P.Z.

Marketing

“Në aksident ka ndërruar jetë në vendngjarje D.C. kurse vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave Mjekësore. Kontroll është kryer nga prokurori publik dhe një ekip inspektues nga Stacioni Policor i Kërçovës”, thonë nga MPB.