I rritet vlera edhe Vedat Muriqit

Vedat Muriqi është lojtari i radhës i Kombëtares së Kosovës që ka pësuar rritje të vlerës së çmimit në Transfermarkt.

Marketing

Në përditësimin e fundit, Vedat Muriqit i është rritur vlera për katër milionë euro, duke u vlerësuar tani 12 milionë euro.

Kjo është vlera më e lartë që ka pasur Vedat Muriqi në karrierën e tij.

Sulmuesi nga Prizreni është lojtari i katërt më i vlefshëm në Superligën e Turqisë, dhe padiskutim i pari te Fenerbahce.
Te Kosova, Muriqi renditet i dyti, pas Milot Rashicës.