I shpall “non grata”, Rusia dëbon 40 diplomatë gjermanë

Ministria e Jashtme ruse ka urdhëruar dëbimin e 40 diplomatëve gjermanë, duke i shpallur persona të padëshiruar.

Marketing

Ky vendim është parë si shenjë hakmarrjeje ndaj vendimit të njëjtë të Berlinit për të dëbuar numër të njëjtë të diplomatëve rusë nga Gjermania më 4 prill.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë se i ka dërguar ambasadorit gjerman në Moskë një letër proteste për politikat armiqësore të Berlinit si dhe kundërshtimin për dëbimin e 40 diplomatëve rusë në fillim të muajit prill.

Sipas agjencisë së lajmeve dpa, kjo shifër përbën një të tretën e stafit diplomatik gjerman në Rusi.

Marketing