I shpallur në kërkim ndërkombëtar, 39-vjeçari ekstradohet drejt Kanadasë

Interpol Tirana ka ekstraduar drejt Kanadasë, 39-vjeçarin shqiptar, Erjon Kashari.

Sikurse njofton policia,  Kashari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet kanadeze të drejtësisë, si person nën hetim për veprën penale “Neglizhencë me pasojë vdekjen”.

Marketing

Ngjarja për të cilin akuzohet, ka ndodhur në vitin 2014, në Richmond, Kanada, ku duke drejtuar një automjet tip kamion, ai ka përplasur shtetasen C. M., e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.