I shpallur në kërkim nga Serbia, arrestohet në Morinë 41-vjeçari

Policia Kufitare e Morinës ndaloi një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Serbia, i dënuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Marketing

“U ndalua në hyrje të Shqipërisë, me qëllim ekstradimin në Serbi, shtetasi serb Dushan Joviçiç, 41 vjeç”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Themelore Kraljevo, e ka dënuar me 9 vite burg, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Në përfundim të veprimeve, Sektori për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Serbisë.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e 41-vjeçarit, në Serbi