I thanë se djali dhe nusja shkaktuan aksident me një të mitur, 78 vjeçarja mashtrohet dhe paguan 2000 euro

Mashtrimet për aksidente të dyshuara automobilistike po marrin vrull. Viktima e fundit e këtij fenomeni është një 78-vjeçare nga Kumanova e cila ka mbetur humbur 2000 euro.

Marketing

“Dje në ora 16:30 në Sektorin e Punëve të Brendshme Kumanovë, një grua 78-vjeçare nga Kumanova ka raportuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 2.000 eurosh.

Sipas kallëzimit, personi e ka telefonuar në telefon dhe duke u paraqitur si punonjëse policie i ka njoftuar se djali dhe nusja e saj kanë shkaktuar një aksident trafiku ku kanë goditur një fëmijë të mitur dhe se ajo do të duhet të paguajë një shumë të caktuar parash për të shmangur ndjekjen penale. Siç u raportua, ajo i la paratë në vendin e rënë dakord, por më vonë kuptoi se ishte mashtruar”, thonë nga SPB Kumanovë.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme janë regjistruar pesë tentativa për mashtrim me gjoja aksidente trafiku në rajonin e Kumanovës dhe një në rajonin e Kratovës, shtuan nga SPB e Kumanovës.