I vazhdohet paraburgimi shtëpiak biznesmenit Orce Kamçevit

Me kërkesë të PSP-së, Gjykata e Apelit e vazhdoi masën arrest shtëpiak për biznesmenët Orce Kamçev, Cvetan Pandeleski dhe Nenad Josifoviq. Ata në 30 ditët e ardhshme do të qëndrojnë në shtëpi. I dyshuari Todor Mirçevski përveçse pa pasaportë tani do të jetë i obliguar të paraqitet një herë në javë në gjykatë. Masa të përforcuara të kujdesit ka edhe për të dyshuarën Zorica Arsovska e cila nuk guxon të shkojë në hapësirat afariste ku punon. Të gjithë janë të dyshuar në rastin “Perandoria” të PSP-së që ka të bëjë me larjen e parave. I dyshuar është edhe ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov. Sipas dëshmive të PSP-së me aktivitetet e të akuzuarve është dëmtuar buxheti për gjashtë milionë euro, derisa janë larë mjete në para me vlerë prej mbi 10 milionë euro.

Marketing
Marketing