I vendosi çmimet e karburantit 18 cent për litër, pushohet nga puna menaxheri

John Szczecina, i cili ishte menaxher i një stacioni karburanti Shell në Rancho Cordova, në lindje të Sacramento, tha se ai aksidentalisht vendosi presjen dhjetore në pikën e gabuar javën e kaluar.

Marketing

Kështu ai e vendosi çmimin 69 cent për një gallon, ose rreth 18 cent për një litër karburant.

“I vendosa të trija çmimet aty, përveç naftës. Kështu që unë thjesht mora përgjegjësinë për të dhe thashë, po është faji im.”

Qindra shoferë përfunduan duke marrë karburant të lirë për disa orë përpara se gabimi të zbulohej, duke i kushtuar stacionit të karburantit 16,000 dollarë.

Drejtuesit e Kalifornisë mesatarisht po paguajnë 6,43 dollarë për gallon tani, ose rreth 2 dollarë për litër.

John tha se është i shqetësuar se pronarët e stacionit do ta padisin atë për të ardhura të humbura, duke shtuar se familja e tij krijoi një GoFundMe për t’i ndihmuar në shlyerjen e tyre.