I veshur me antiplumb, zbulohet identiteti i shqiptarit që vrau bashkëkombësin në Greqi

Autori i vrasjes së 50-vjeçarit shqiptar në Selanik, doli sot para gjykatës greke, ndaj të cilit rëndojnë akuzat për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

I shoqëruar nga dy agjentë të policisë greke, 45-vjeçari ishte veshur me antiplumb, një masë sigurie kjo për të pandehurit që merret shpesh nga autoritetet greke.

45-vjeçari, person me precedent të mëparshëm penal, u vetëdorëzua dje në polici i shoqëruar nga avokati i tij. Ai ka pretenduar para hetuesve se ka qenë shok me viktimën dhe nuk kishte synim ta vriste, por tha se ka qenë i kërcënuar prej tij.

Marketing

Shpëtim Bajrami është 50-vjeçari shqiptar që mbeti i vrarë para dy ditësh në Selanik të Greqisë.

Sherri mes dy shqiptarëve dyshohet se ka ndodhur për mosmarrëveshje financiare.

Autori dhe viktima po pinin kafe mesditen e 13 korrikut në një lokal, ku u konfliktuan me njëri-tjetrin. Më pas kanë hipur në automjetet e tyre dhe janë konfliktuar sërish në një pikë karburanti në zonën e Analipsit, në lindje të Selanikut.

45-vjeçari nga brenda mjetit të tij ka qëlluar me 3 plumba Shpëtim Bajramin, i cili po e godiste me grushte nga xhami i makinës.

Marketing