I zhdukur prej një muaji, Kina shkarkon nga detyra ministrin e Jashtëm

Kina bëri një ndryshim të rëndësishëm brenda udhëheqjes së saj politike duke larguar nga detyra ministrin e Jashtëm, Qin Gang.

Për gati një muaj, asnjë informacion zyrtar nuk u dha për vendndodhjen e tij.

Marketing

Ai u zëvendësua nga paraardhësi i tij, Wang Yi, një lëvizje që ka ndezur thashetheme për jetën personale dhe rivalitetet politike midis elitës së Partisë Komuniste të vendit.

Lajmet kombëtare të mbrëmjes, të transmetuara nga televizioni shtetëror CCTV, njoftuan heqjen e Qin pa dhënë ndonjë arsye specifike për vendimin.

Qin nuk është parë në publik gati një muaj para këtij njoftimi dhe Ministria e Jashtme nuk ka dhënë informacione në lidhje me gjendjen e tij.

Gjatë konferencës së saj të përditshme të martën, ministria nuk komentoi largimin e Qin, duke shtuar spekulimet rreth situatës. Shkarkimi i Qin përkon me shqetësimin në rritje të komunitetit ndërkombëtar për politikën e jashtme të Kinës.

Dalja e fundit publike e Qin ishte në një takim me ministrin e Jashtëm të Shri Lankës në Pekin, më 25 qershor.

Qin Gang, 57 vjeç, mori detyrën në dhjetor të vitit 2022, pasi punoi për një periudhe të shkurtër si ambasador i Kinës në Shtetet e Bashkuara. Hera e fundit që ai u shfaq publikisht ishte 25 qershori, gjatë takimeve në Pekin me diplomatë të huaj. Në 18 qershor ai u takua edhe me Sekretarin amerikan të Shtetit Blinken.

Marketing