Ia zuri vendin, Samir Ujkani flet për Aro Muriçin

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani në emisionin “Favorit” në T7 ka folur për konkurrentin e tij tek “Dardanët”, Aro Muriç, të cilin e ka lavdëruar dhe e konsideron një talent të madh

Marketing

Samir Ujkani, portier i Kombëtares së Kosovës në emisionin “Favorit” në T7, ka folur për portierin e ri, Aro Muriç, të cilin e ka konkurrent tek “Dardanët”, raporton Gazeta Express.

Madje, Muriqi kohëve të fundit ia ka zënë Ujkanit vendin në formacionin titullar tek Verdhekaltrit.

“Çdo lojtar vjen për të luajtur. Aro është një talent shumë i madh, po luan në njërën prej skuadrave më të mira në botë. Është komponuar mjaft mirë në ekip. Është vendim i trajnerit dhe respektohet. Jemi tre portierë, të gjithë të gatshëm për ta dhënë kontributin”, theksoi fillimisht ish-portieri i Palermos.

“Konkurrenca e shëndoshë është e mirëseardhur, kemi nga 2-3 lojtarë në çdo pozitë. Suksesin që e kemi arritur është grupi, i cili e ka ngritur ekipin më lart. Çdo lojtar duhet ta respektojë vendimin e trajnerit”, përfundoi Ujkani. /Gazeta Express/