“Ndarje të Kosovës – JO, Këmbime territoresh – PO”, thuhej në ballinën e gazetës aso kohe, transmeton lajmi.net.
Fotografia e gazetës është publikuar në rrjetin social tëitter nga Petrit Selimi, që dikur ishte këshilltar i Hashim Thaçit.
Intervista e Rugovës kishte ardhur pas një turne diplomatic që e kishte bërë nëpër qendrat kryesore evropiane.
Këmbimi i territoreve është bërë temë edhe sot. Presidenti Thaçi po kërkon që Lugina e Preshevës të bashkohet me Kosovën.
Nga shumë kush kjo po cilësohet si ndarje e Kosovës, por që këtë disa herë e ka mohuar vetë i pari i shtetit. /Lajmi.net/