Zeqirija Ibrahimi i VLEN-it i ka rikujtuar Ali Ahmetit të gjitha veprimet e BDI-së që u kanë sjellë dëme shqiptarëve, gjatë kohës sa kanë
qenë në pushtet.
Reagimi i plotrë i Ibrahimit:
Zotni, ti nuk e ke hallin e shqiptarisë, por vetëm dertin e Soravisë.
Kur ai është në pushtet, anise gratë shqiptare tërhiqen zvarrë dhe shqiptarët burgosen me burg të përjetshëm.
Kur ai është në pushtet, anise shqiptarëve u ndodhin “Monstra”, “Alfa”
dhe “Lagjja e trimave”.Kur ai është në pushtet, anise pushteti i tij e vret Harun Aliun dhe
shokët e tij.
Kur ai është në pushtet, anise të rinjtë shqiptarë rrihen nëpër autobusë
dhe u ndalohet shkollimi në Çashkë.
Kur ai është në pushtet, anise ushtarët e UÇK-së arrestohen pa nam e nishan.
Kur ai është në pushtet, anise bëhet “Shkupi 2014” me Car Dushana e
Pallat Oficerësh mbi themelet e xhamisë Burmali.
Kur ai është në pushtet, anise ministrat e tij luajnë futboll në qeveri e tallen me qytetarët.
Kur ai është në pushtet, anise në kufi shqiptarët presin me dhjetëra
orë. Kur ai është në pushtet, anise shqipja nuk është zyrtare, sepse ai e
kamuflon me PR.
Kur ai është në pushtet, anise arsimi shqip nuk fiton asnjë denarë.Kur ai është në pushtet, anise komunat shqiptare mbeten pa kanalizim e ujë të pijshëm.
Me rëndësi ai të jetë në pushtet, familja e tij të blejë qendra tregtare
si “Soravia”, ministrat e tij të bëhen milionerë të kazinove e tymi i
daltë!
E kur ai shkon në opozitë, atëherë “e vuajka” gjendjen e shqiptarëve.
Jo, zotni, ti nuk e ke hallin e shqiptarisë, por vetëm dertin e
Soravisë.