Ibrahimi: BDI është partia e vetme shqiptare në listën e zezë

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi përmes një statusi në Facebook ka komentuar tentimet e partisë opozitare BDI, apo siç e quan ai “partia non grata”, që po mundohen të relativizojnë krimin dhe korrupsionin që kanë bërë gjatë qeverisjes së tyre. Sipas Ibrahmit, relativizimi nuk është shfajësim, por pranim i fajit.

Marketing

“Relativizimi nuk është shfajësim . Në të vend të kërkimfaljes dhe tërheqjes së lidershipit të saj nga skena, Partia Non Grata vazhdon të arsyetohet me nëntekstin se “nuk jemi vetëm ne vjedhës dhe të vetmit ne në listën e zezë amerikane, pra antimerikanë e prorusë”.
Në këtë mënyrë ajo e pranon fajësinë, por atë mundohet ta relativizojë dhe shpërndajë me të tjerët. Ndërkohë harrojnë se ajo është partia e vetme shqiptare që është në listën e zezë amerikane dhe të vetmit janë funksionarët e saj që akuzohen për korrupsion të lartë, abuzim me drejtësinë dhe bashkëpunim me qarqe antiamerikane”, ka shkruar Ibrahimi.

Marketing