Kryetari i Alternativës dhe një nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, në emisionin Dialog në Lajm, ka thënë se pas futjes në “listën e zezë” amerikane të ish zv.kryeministrit të parë Artan Grubi, BDI-ja është bërë parti e rrezikshme për interesat strategjike të shqiptarëve.
“Të vijë punë që një parti shqiptare të jetë në angagonizëm me interesat amerikane dhe të punojë për agjenda ruse e kineze e ta cënojë ombrellën e sigurisë amerikane, kjo është shumë shqetësuese për neve. Andaj, BDI-ja nuk është më vetëm parti që do të duhet të shkojë në pension për shkak se i ka skaduar afati politik, ajo është një parti e rrezikshme që shqiptarët duhet ta kuptojnë se nuk guxojnë të votohet ajo sepse futur në agjenda të thella anti-amerikane që mund të na përplase pastaj me shumë faktor të tjerë global”, tha Ibrahimi