Ibrahimi: Gjendja e shqiptarëve është e avancuar

Qeverisja jonë në krahasim me qeverisjen e BDI-së me VMRO-DPMNE-n në të kaluarën është jashtëzakonisht e avancuar, qoftë në kuptim të investimeve që bëhen për shqiptarët dhe qoftë të përfaqësimit të shqiptarëve, marrëdhënieve ndëretnike dhe në luftën kundër korrupsionit, pra kemi një mori të gjërave që mund të flasim.

Marketing

“Opinioni nuk mban mend asnjë qeverisje që ka ndarë 34 milion euro për një universitet shqiptarë. Pra edhe në kohën më të mirë të BDI-së kjo nuk ka ndodhur. Nuk duhet të krijohet perceptimi në bazë të vajit të asaj që BDI ka dalë në opozitë. Mendoj që gjendja e shqiptarëve është e avancuar dhe është stabile dhe nuk ka asnjë degradim”, tha Ibrahimi.

Ai shtoi se nga BDI nuk kanë asnjë të dhënë empirike ku tregojnë se gjendja e shqiptarëve ka degraduar. Sipas tij, prandaj ata janë pjesë e diskursit opozitar, dhe sigurisht që janë të zënë ngushtë për shkak gjendjes së tyre me skandalet që ju lindin çdo ditë dhe u duhet një narracion i ri për ta shfajësuar vetën.