Lideri i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka komentuar dështimin e interpelancës për shkarkimin e Zv/kryeministrit Izet Mexhiti dhe zv/ministrit të Brendshëm, Astrit Iseni. Sipas Ibrahimit, me iniciativa të ndryshme që po inicon, opozita tenton ta mbrojë krimin dhe t’i shpëtojë përgjegjësisë.
“Opozita “Non Grata” e ka humbur busullën politike, duke tentuar ta defokusojë vëmendjen e opinionit me iniciativën për interpelancë ndaj
zëvendëskryeministrit të parë, Izet Mexhiti, dhe zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Astrit Iseni. Dita e sotme flet se ata, për t’i mbrojtur krimet e tyre dhe për t’i shpëtuar përgjegjësisë, provojnë çdo gjë. Interpelanca nuk kalon. Përgjegjësi do të ketë!”, ka shkruar Ibrahimi.