Ibrahimi: Jo vetëm kuadrot e Alternativës, por as ato të VLEN nuk kanë afera korrupsioni

Zeqirija Ibrahimi, lider i Alternativa ka deklaruar se është i lumtur që asnjëri prej kuadrove të propozuara për në Qeveri, si Alternativë, po edhe si VLEN nuk kanë afera korrupsioni.
“ Edhe kjo është në kuadrin e asaj që këtë pjesë të punës ta gjykojmë në kornizën kohore. Nuk kam vlerësim të veçantë vetëm për kuadrot e Alternativës dhe se mund të ju them se kjo vlen në përgjithësi për kuadrot e VLEN-it. Ne kemi marr vendime të përbashkëta se kush duhet të janë përfaqësuesit tanë në këtë Qeveri. Dhe unë jam i lumtur që mbi të gjitha, elementi përbashkues i të gjitha atyre kuadrove është që asnjëri prej tyre nuk ka asnjë aferë të korrupsionit”, ka deklaruar midis tjerash Ibrahimi.

Marketing
Marketing