Ibrahimi: Kryetari i partisë Non Grata nuk mund të shpëtojë nga pyetje: ku e ka fshehur Artan Grubin

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, në rrjetin social facebook
ka shkruar se BDI dhe kryetari i saj, Ali Ahmeti, duke e sulmuar
kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, mund të shpëtojë nga pyetja: ku e ka
fshehur Artan Grubin.
“Babagjyshi i Soravisë dhe kryetari i partisë Non Grata mendon se duke e
sulmuar kryetarin e Kuvendit, mund të shpëtojë nga pyetja: ku e ka
fshehur Artan Grubin?
A do të shkojë ta festojë Vitin e Ri bashkë me Artan Nongrata Grubin?
Nuk e ka fort larg. Rrugës mund ta marrë edhe Ramiz Nongrata Merkon”, ka
shkruar Ibrahimi.

Marketing
Marketing