Kryetari i “Aletarnativës”, Zeqirija Ibrahimi, nuk pret që Gjykata Kushtetuese të shfuqizojë disa nga nenet e kontestuara të Ligjit për Gjuhët.
Sipas Ibrahimit, kjo nuk do të ndodh, pasi gjykata nuk ka argumente juridike për të bërë një gjë të tillë.
Megjithatë, reu i “Alternativës”, tha se shfuqizimi eventual i këtyre neneve, do të sjellte pasoja politike në vend.
“Ne nuk presim që Gjykata Kushtetuese do t’i abrogojë ato nene të Ligjit për gjuhët sepse kjo as nuk është e argumentuar në kuptimin juridik dhe sjell pasoja politike”, tha Ibrahimi.
LAJM: Nëse eventualisht ndodh abrogimi i atyre neneve të Ligjit nha Gjykata Kushtetuese, a do ta shqyrtoni pjesëmarrjen tuaj në Qeveri?
“Puna e pjesëmarrjes tonë në Qeveri nuk është e lidhur me punën e Gjykatës Kushtetuese sepse apo nene nuk po i shfuqizon Qeveria por supozojmë se po i shfuqizon Gjykata Kushtetuese. Nuk e shoh cili është faji i qeverisë pse Gjykata Kushtetuese bën aso veprime. Angazhimi ynë është që në kohën që hape Kushtetuta për të future bullgarët në kushtetutë, këtë e kemi folur edhe me kryeministrin, që në kushtetutë të përmendet shqipja në mënyrë taksative dhe mos të mbetet më formulimi 20%. Nëse e bëjmë këtë ajo është meritë e jona politike, kurse verdktin e Gjykatës Kushtetuese nuk mund ta paragjykojmë ose ta ndalojë sepe kjo i bie që ne po përzihemi në punët e Gjykatës”, u shpreh Ibrahimi në emisionin “Dialog te Lajmi”.
Gjykata Kushtetuese për më 20 mars ka caktuar seancën përgatitore për Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Kryetari i kësaj gjykata, Darko Kostadinsovski paraprakisht ka konfirmuar se në listën e emrave për seancën përgatitore janë përfshirë 20 emra. Gjykata Kushtetuese më 11 dhjetori nuk mori vendim për shfuqizimin e neneve të kontestuara për Ligjin e Gjuhëve. Por, në seancë u mor vendim për një seancë të radhës, e ashtuquajtur përgatitore ku do të dëgjohen edhe ekspertë të tjerë juridik, e gjithë kjo për faktin e ndjeshmërisë së kësaj lënde.
https://www.facebook.com/lajmtvonline/videos/1151061349838143/?ref=embed_video