Ibrahimi: Maqedonia e Veriut është shtet monogjuhësor, gjuha shqipe nuk është zyrtare

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi tha se gjuha shqipe nuk është zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Ibrahimi sfidoi të gjithë ata që kanë argumente kundër kësaj që mendon ai për të diskutuar për këtë çështje në cilindo televizion.

Ibrahimi tha se Maqedonia e Veriut është shtet monogjuhësor, ku gjuha shqipe gëzon një status të avancuar.

“Të gjithë ata që mendojnë ndryshe ose nuk e kuptojnë mbiemrin “zyrtare” ose nuk e kuptojnë gjuhën shqipe.Prandaj, kushdo që mendon se ka argumente, e sfidoj në cilindo emision dhe në çfarëdo debati që ta diskutojmë këtë temë. Maqedonia e Veriut është shtet monogjuhësor, ku gjuha shqipe gëzon një status të avancuar. Nuk mund të jetë zyrtare gjuha e një komuniteti që në preambulë të kushtetutës është definuar si minoritet. Andaj, pyetja themelore nuk është se a është gjuha shqipe zyrtare, porse pse nuk është zyrtare dhe kush e ka lënë në atë status? Dhe, pyetja tjetër, edhe më e rëndësishme: kush i ka lënë shqiptarët në status të minoritetit? Në fund edhe pyetjen e zakonshme: si përkthehet shqip Non Grata?!”, tha Ibrahimi.

Marketing