Ballina Aktuale Ibrahimi: Opozita, jo që nuk do kthehet në qeveri, por me sjelljet...

Ibrahimi: Opozita, jo që nuk do kthehet në qeveri, por me sjelljet vajtuese po tregojnë se as si opozitë nuk do të mbijetojnë

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, në një status në facebook shkruan se propaganda e opozitës shqiptare, se kjo qeveri nuk do zgjatë më shumë se tre muaj, dhe se ata do të kthehen së shpejti në pushtet, përpos dëshpërimit të thellë përmban edhe dy mesazhe tjera.
“Propaganda se “kjo qeveri nuk zgjat më shumë se tre muaj”, që e ka nëntekstin se Soravia do të kthehet përsëri në pushtet, nuk e nënkupton vetëm dëshpërimin e thellë e të paimagjinueshëm të pronarëve të kazinove nga opozita, por ajo i ka edhe dy mesazhe të tjera:
1. Ta mbajnë sado pak, mbase deri në zgjedhje lokale, strukturën partiake me shpresën se “së shpejti kthehemi ne”.
2. Ta shmangin frikën që i ka kapluar se kush e ka radhën pas Ixhet Memetit.
Për fat të mirë të shqiptarëve e për fat të keq të tyre, kësaj pune i ka vdekur nëna. Jo që nuk do të kthehen në qeveri, por si ia kanë filluar me këso sjellje vajtuese e vetëmashtruese, as si opozitë nuk do të mbijetojnë. E ka pas puna e tyre”, shkruan Zeqirija Ibrahimi, kryetar i Alternativës.

Marketing
Marketing
Exit mobile version